×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik: U habita me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar sot në Prishtinë, ku me këtë rast ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, tha se është habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovës, derisa u shpreh se është interesuar të dijë më shumë pse po ndodh një gjë e tillë.

    Hargreaves tha se institucionet duhet që të angazhohen në luftimin e pastrimit të parave, sepse sipas tij, pastrimi i parave mundëson që krimi të lulëzojë e kriminelët të jetojnë në luks.

    “Është nder i madh të jem bashkë me ju në këtë ngjarje të lansimit. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm të luftimit dhe pastrimit të parave. Pastrimi i parave është diçka që ndodh nga rrugët e Prishtinës deri në rrugët e Londrës”.

    “Pastrimi i parave mundëson krimin të lulëzoj dhe mundëson kriminelët të jetojnë në luks. Shkalla e pastrimit te parave në Britani është qindra miliarda. Çka është më e rëndësishme që kemi konstatuar që me JMLINK është bërë një sukses në parandalimin e krimit”.

    “Jam habitur me stilin e jetesës së shtrenjtë në Kosovë, vetura të shtrenjta, dhe kam pyetur se si ka mundësi të ndodh kjo, nuk përputhet me të ardhurat dhe kjo është shenjë që duhet të hulumtohen këtë raste. Institucionet tuaja janë të gatshme që të fillojnë me këtë sfidë. Britania është e gatshme të punoj dhe të mbështet Kosovën në këtë drejtim. Kosova nga ky lansim do te del më e fortë”, ka thënë ai./EO

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.