×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik reagon për dorëheqjen e Ahmetxhekajt nga RTK-ja, porosit se do ta mbikëqyr procesin e emërimit të pasardhësit të tij

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxheka.

    Në një postim në Facebook, Hargreaves e ka falënderuar Ahmetxhekajn për përpjekjet e tij për reforma në RTK.

    Ambasadori britanik gjithashtu ka thënë se shërbimi i mirë i transmetimit publik varet nga tri parime thelbësore: universaliteti i qasjes; saktësinë dhe paanshmërinë; dhe lirinë nga ndërhyrja e qeverisë apo presioni publik.

    Ai ka thënë se ambasada do ta ndjekë procesin për emër9imin e pasardhësit të Ahmetxhekajt në postin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

    “Si kampionë afatgjatë të rekrutimit meritokratik në Kosovë, ne do të ndjekim procesin për të emëruar pasardhësin e tij nga afër për të siguruar që është e bazuar në merita të sigurohet që reforma të vazhdojë dhe pavarësia editoriale të forcohet”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

    Ish-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka reaguar pas dorëheqjes nga ky institucion, gjë për të cilën ka thënë se nuk ishte në vullnetin e tij personal, po një vendim i tillë sipas tij erdhi pas një presioni politik 7 mujor.

    Ahmetxhekaj ka thënë se ky presion politik rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.

    “Ishte dita e 94-të qysh kur isha emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. Bashkë më Arsimin, Festimin dhe Florën u nisëm herët për në Tiranë, me mision të veçantë që të takojmë homologët në Radiotelevizionin Shqiptar dhe të marrim modelin për themelimin e orkestrës së RTK-së dhe për Festivalin e Këngës.

    Në gjithë kaosin e atij fillimviti dhe buxhetin e reduktuar kishim vendosur që të mos marrim meditjet që na takojnë, pasi na dukej se çdo cent duhej ruajtur për të mundësuar vazhdimin e funksionimit të RTK-së. Rrugës së kthimit diskutonim për vendimet e mëdha të marra gjatë 3 mujorit, përfshirë kontratat për shërbime, skemën e re programore dhe idetë për transformimin e RTK-së.

    Takimi me ish drejtorin Enkelejd Joti ishte caktuar në orën 10:00 ndërkaq të 4-tit kishim me dhjetëra pyetje, me Festimin (në atë kohë drejtor i TV-së) që nuk lëshonte rend me pyetjet për festivalin dhe orkestrën.

    Ky takim nuk zgjati shumë gjatë kthimit për në Kosovë, caktuam afatet dhe planin e veprimit për nisjen e festivalit (duke përfshirë negociatat me Ministrinë e Kulturës) dhe poashtu ideuam edhe organizimin e koncertit për Ditën e Paqes, dedikim për luftën në Ukrainë”, ka shkruar mes tjerash Ahmetxhekaj në Facebook.

    “Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoj me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik./Reporteri.net/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....
    Lajme20 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi është shprehur se presidentja Vjosa Osmani, po shkon drejt përfundimit të karrierës së saj në politikë. Kjo...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se një flirtim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Qeveria e Kosovës synon të zhvillojë rrjetin e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Nga 60-65 euro sa shitej vitin e kaluar, çmimi i një metri dru në tregun kosovar ka rënë në 45-50 euro, bëjnë...
    Sport20 Shtator 2024
    Frank Warren ka hedhur ujë të ftohtë mbi thashethemet se kampi i Daniel Dubois është në krizë dhe zbuloi se boksieri kishte...
    Sport20 Shtator 2024
    Pep Guardiola ka paralajmëruar autoritetet e futbollit se do të ishin gabim të refuzonin bisedat e mundshme për protesta nga ylli i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.