Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abbott, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se temë e takimit me Haradinajn kanë qenë zgjedhjet e nesërme dhe planet e Haradinajt si kandidat për president.
“Sot fola me Ramush Haradinajn për planet e tij si kandidat për president dhe dëgjova për qasjen e AAK-së ndaj zgjedhjeve të nesërme”, ka shkruar Abbott./Front Online/