Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka shkuar në Kuvend të Kosovës në ditën kur po pritet të votohet legjislatura e re.
Kosnett është parë duke hyrë në Kuvend pak minuta më parë.
Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.
Seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret pak orë pasi që të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë, merr vesh Gazeta Express.