Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett gjatë një interviste, ka për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës në mars të vitit 2021, pas kalimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi.
Ai tha se nuk ka asnjë shansë që SHBA të sjell me zarf emrin e presidentit të ardhshëm të Kosovës.
“Nuk mendoj se ndonjëri nga kolegët e mia janë të interesuar ta bëjnë një gjë të tillë. Jemi në vitin 2020 dhe nuk besoj se më funksionojnë instruksione të tilla që jepen nga jashtë. Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë e vërtet diçka e tillë e as që mund të jetë tash kur verbërisht pranohen instruksione nga jashtë”, tha ndër të tjera ambasadori Philip Kosnett.