×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës vlerësuan përparimin e Shqipërisë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Shqipëri kanë vlerësuar hapjen e negociatave për kapitujt e parë me BE. Nga Korça, ambasadorët kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë, ndërsa shtojnë se në procesin e integrimit duhet të përfshihen të gjitha palët politike dhe shoqëria civile. Pjesë e vlerësimit ishte edhe puna e bërë deri më tani nga SPAK.

    Ambasadori gjerman Karl Bergner, u shpreh se hapja e kapitujve është moment besimi që Bashkimi Europian i jep Shqipërisë.

    “Ne jemi të lumtur për hapat e rinj të Shqipërisë në BE. Është moment besimi që BE i jep Shqipërisë me hapjen e kapitujve, procesi i vërtetë ka nisur. Vlerat e Bashkimit Europian po bashkohen me shoqërinë shqiptare. Institucionet e drejtësisë si SPAK dhe të tjerët janë pjesë e procesit të integrimit, ne mbështesim ato, punën e tyre. Ne vlerësojmë punën e SPAK”, u shpreh Bergner.

    Edhe ambasadorja franceze, Catherine Suard, tha se vendi i saj mbështet integrimin e plotë të Shqipërisë dhe do të ofrojë ndihmën e saj në të gjitha proceset transformuese të vendit.

    “Ashtu si e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha Suard./RTSH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, sot do të shkojë në Krushë, ku do ta vizitojë kooperativën “Krusha”. “Kandidati për Kryeministër...
    Lajme13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Lajme13 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të herëpashershme të borës teksa temperaturat do të qëndrojnë në...
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Vip12 Janar 2025
    Gjesti po vazhdon të jetë një nga banorët më aktiv brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.