×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadat e VV-së/ Si po keqpërdoren përfaqësitë diplomatike të Kosovës nga subjektet politike që udhëheqin me Qeverinë?

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, po qëndrojnë për një vizitë në Oslo të Norvegjisë.

    Për vizitën e tij në Norvegji dhe organizimin e takimit të Kurtit dhe Gërvallës me bashkatdhetarët është përkujdesur Ambasada e Kosovës në Norvegji, e cila si asnjë herë më parë kishte ftuar bashkatdhetarët për takim me shefin e Qeverisë kosovare.

    Para Oslos, njëjtë kishte vepruar javën e kaluar edhe Ambasada e Kosovës në Austri.

    Angazhimi i përfaqësive diplomatike të Kosovës në shërbim të dy partive në Qeveri po shihet si shfrytëzim i institucioneve shtetërore për partiake në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Ish-zv/ministri i Jashtëm: Kështu nuk ka ndodhur në të kaluarën, Ambasadat s’kanë qenë në shërbim të fushatës së partive në pushtet

    Ish-zv/ministri i Jashtëm, Emanuel Demaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për organizimin e tubimeve në diasporë nga ana e përfaqësive diplomatike.

    Demaj për “Front Online” i ka quajtur fushatë elektorale veprimet e “Vetëvendosjes’.

    “Kjo është një fushatë elektorale që po e përdorin diasporën dhe me i njoftuar e motivuar personat atje si si do të veprojnë”, u shpreh Demaj.

    Demaj tha se në të kaluarën Ambasadat nuk janë involvuar në fushata elektorale të partive politike.

    “Në të kaluarën nuk janë involvuar asnjëherë në këtë formë kanë qenë të rezervuara sidomos në kohën e zgjedhjeve ka pas takime por jo tubime si tash”, thotë Demaj.

    Tutje, Demaj thotë se Ministria e Jashtme duhet të lobojë për njohje e jo të bëjë fushatë në diasporë.

    Ai ka kritikuar punën e ministres Gërvalla, duke thënë se s’ka pasur asnjë rezultat konkret për shtetin e Kosovës.

    “Ministria ka më shumë nevojë të lobojë për njohje e për organizata ndërkombëtare se sa të merret me fushatë elektorale në diasporë siç po ndodh tani. Gërvalla ka pasur deklarata se ku ishte dhe më kë u takuar por rezultate s’ka pasur”, deklaroi Demaj për “Front Online”.

    Avni Arifi: Ambasadat në funksion të mashtrimit të diasporës për mbledhjen e votave për “Vetëvendosjen”

    Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi në një prononcim për “Front Online” thotë se Ambasadat e Kosovës janë zëvendësuar me komitetet e “Vetëvendosjes”

    Arifi vlerëson se diplomacia kosovare është shndërruar në tragjedi për shtetin tonë.

    Sipas tij, Ambasadat janë në funksion të mashtrimit të diasporës për mbledhjen e votave.

    “Kosova nuk ka më as Ambasada as Konsullata. Ambasadat e Kosovës janë zëvendësuara me komitetet e VV që nuk e kanë në agjendë promovimin e Kosovës dhe lobimin për Kosovën. Ato janë 100% në funksion të mashtrimit të diasporës dhe mbledhjes së votave nga ata për liderin suprem. Diplomacia e Kosovës është shndërruar në tragjedi për Kosovën”, është shprehur Arifi për “Front Online”.

    Deputeti i PDK-së: Ambasadat duhet me u marrë edhe me opozitën, jo veç me pozitën

    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk e cilëson si normalitet prezencën e ambasadorëve në takimet elektorale në diasporë.

    Haliti thotë për “Front Online” se Qeveria po bënë takime jozyrtare.

    “Mënyra se si po organizojnë tubime elektorale nuk do duhej të bëjnë pjesë ambasadoret sepse nuk është normale të jetë prezent në tubime partiake që e bënë kryeministri. Të gjitha vizitat e deritanishme i quaj jozyrtare në raportet shtet me shtet në përfaqësim adekuate se kanë shkuar në fshatë, konference”, thotë Haliti.

    Deputeti Haliti thotë se në vizitat jashtë Kosovës pushteti po shoqërohet edhe nga opozita.

    “Protokolli i shtetit nëse nuk e dinë duhet ta bëjnë sepse këto çështje ngjallin debat dhe pakënaqësi. Presidenti është simbol i unitetit në çdo vizitë do duhej të ishte i shoqëruar edhe nga opozita se edhe ata janë Kosovë ndërsa këta marrin shoqërinë që ju konvenon atyre”, deklaroi Haliti për “Front Online”.

    Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare ishin mbajtur me 14 shkurt të vitit 2021, ku LVV kishte fituar shumicën e votave me 50,28% të votave apo 438 mijë e 334 vota, të pasuar nga PDK me 17,09% apo 148 mijë e 285 vota, LDK kishte fituar 12,73% apo 110 mijë e 985 vota, derisa AAK kishte dalur e katërta me 7,12% apo 62 mijë e 111 vota./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në Hungari është takuar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Këtë për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Një vet aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Marie Shllaku” në qytetin e Gjilanit. Zëdhënësi i Policisë së...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka njoftuar për tubimin e radhës së LDK-së në qytetin e Vitisë....
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-zv/ministri i Jashtëm, Emanuel Demaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për organizimin e tubimeve në diasporë nga ana e përfaqësive diplomatike. Demaj për...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Hajvali të Prishtinës, ku një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngritur një tjetër debat në Kosovë se si do të jetë bashkëpunimi i...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Bota pret ndryshime në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Paralajmërimet e tij...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka formuar degën e saj në Berlin, në vazhdën e formimit të degëve gjithandej Gjermanisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.