×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Zvicerane do ta ndihmojë Kuvendin në trajnimin e deputetëve dhe administratës

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojë me Ambasadën Zvicerane në Kosovë, e cila me anë të një projekti do t’i ndihmojë deputetët dhe zyrtarët e administratës së këtij institucioni përmes trajnimeve dhe konsulencës.

    Kështu u bë e ditur në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku u diskutua për zhvillimin e diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike.

    Këshilltari i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Besnik Vasolli, tha projekti do të jetë bashkëpunim me një kompani të përbërë nga deputetë dhe institucione të Bashkimit Evropian.

    “Në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane e kemi bërë këtë bashkëpunim për një projekt, është kompani, e cila është e përberë më deputetë dhe institucione të ndryshme të Bashkimit Evropian. Qëllimi i projektit është që të ndihmojë parlamentin tonë. Do të mbulojë edhe zyrtarët e administratës, do të bashkëpunojnë me deputete. Të gjitha këto elemente do t’i përkrahin, si me trajnime, si me konsulencë”, raporton EO.

    “Ata kanë qenë në Kosovë, me disa deputetë kanë arritur të takohen, janë duke përpiluar se ku ata mund të na përkrahin. Trajnimet planifikohen te fillojnë në maj, projekti pritet që të përfundojë deri në nëntor ose dhjetor. Mirëpo këtu nuk përfundon bashkëpunimi”, tha ai.

    Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, u interesua se kur mund ta ketë Komisioni një plan konkret, në mënyrë që ta trajtojnë atë.

    “Po më intereson ta di se a ka një plan konkret përveç këtyre trajnimeve që do të mbahen, që të shohim si ta trajtojmë këtë plan. Kërkoj që ai plan të sillet dhe ta diskutojmë”, tha ajo.

    Vasolli tha se një draft i planit konkret është premtuar dikur nga mesi i prillit.

    Ky komision diskutoi edhe për parapërgatitje për vizitën në Republikën e Shqipërisë, mirëpo kjo pikë ishte e mbyllu për media.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.