×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada SHBA-së për “Open Ballkan”: Inkurajojmë liderët t’i reduktojnë barrierat tregtare

    FrontOnline
    04 Nëntor 2021

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik.

    Madje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet thirrje për inkurajim të liderëve rajonal të kërkojnë mundësi për të reduktuar barrierat tregtare.

    Iniciativa Ballkani i Hapur, njohur ndryshe si ‘Mini-Shengeni Ballkani” është krijuar nga ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përkatësisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

    Ata besojnë se kjo iniciativë ofron mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

    Madje lidhur me këtë iniciativë Edi Rama ka udhëtuar dje drejt Beogradit, në takim me përfaqësuesit e tjerë për të diskutuar për “Ballkanin e Hapur”.

    Pavarësisht kësaj, Kosova nuk pritet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur apo njohur ndryshe si “Open Ballkan”. Kjo madje ishte bërë e ditur nga vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili pati deklaruar hapur se Kosova nuk do të jetë pjesë e kësaj nisme.

    E një gjë të tillë Kurti e konfirmoi edhe në takimin e fundit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

    “Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve që i kemi fituar masivisht, si asnjëherë më parë, dhe çfarëdo bashkëpunimi që zhvillohet, zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës, me një Serbi që mohon krimet e luftës, dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendosim me shumicë votash aty”, ka thënë Kurti.

    Lidhur me iniciativën e “Open Ballkan”, lajmi.net ka kontaktuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

    Të njëjtit kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin me gjithë zemër përpjekjet e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, për të thelluar dhe forcuar integrimin ekonomik rajonal gjithëpërfshirës sipas rregullave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

    “Ne inkurajojmë liderët rajonalë të kërkojnë mundësi për të reduktuar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën ekonomike dhe për të ndërtuar ekonomi të integruara rajonale dhe elastike që ofrojnë për qytetarët e tyre”, u tha në përgjigjen e ambasadës.

    Poashtu është theksuar se krijimi i një tregu të përbashkët rajonal-një tre që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve-është thelbësor për të tërhequr investime dhe për të nxitur investime dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

    “Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar, i mishëruar nga vizioni dhe përpjekjet e popullit të tij për t’u bërë një rajon i lulëzuar dhe i begatë, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian” u tha tutje nga Ambasada e Amerikës.

    Lidhur me çështjen e “Ballkanit të Hapur” dhe qasjen e Kosovës drejt saj më parë është deklaruar edhe zëvendës sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.

    Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor është pjesë historike e Evropës, duke thënë se shumë shtete kanë bërë mjaftë progres drejt rrugës së BE-së.

    Në anën tjetër, Escobar ka folur edhe për idenë e “Open Balkan”, ide të cilën ka thënë se e mbështet plotësisht SHBA-ja.

    Ai ka thënë se pandemia COVID-19 i ka bërë shtetet e Ballkanit më të afërta me njëra tjetrën, duke thënë se ka shumë qytetarë serbë që kanë vizituar Shqipërinë gjatë kësaj kohe, ndërsa ka edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë shkuar në Beograd për vaksinim kundër COVID-19. Escobar poashtu deklaroi se kjo është një dëshmi që iniciativa për “Open Balkans” mund të jetë e dobishme.

    Ndryshe “Ballkani i Hapur” thuhet të jetë vazhdimësi e mini-Shengenit ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë.

    Në këtë nismë, që është thënë se do të kontribuojë në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Ideja e mini-Shengenit është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Më 29 korrik 2021, kur edhe iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti serb, Aleksadnar Vuçiq u bënë thirrje shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

    Për të qartësuar edhe më tepër qëndrimin e shtetit të Kosovës drejtuar “Open Ballkan”, kryeministri Kurti nuk pati marrë pjesë as në këtë takim teksa nga Zyra e Qeverisë së Kosovës patën cilësuar se kjo çështje është veçse një ide e Novi Sadit, apo e ashtuquajtura “Mini-Shengen”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Indeksi i Pasaportave Henley, i cili përdor të dhëna ekskluzive të nxjerra nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) për të renditur...
    Lajme22 Korrik 2025
    Dëshmitari Rade Nedelkoviq- i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”, gjatë dëshmisë së tij të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë të përgatitur për sfidat e sigurisë në vend. Në një konferencë...
    Të tjera
    Lifestyle22 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 22 korrik 2025 nga Christine Haas Duke pasur Jupiterin në krah sot do jeni më të gatshëm për...
    Lajme22 Korrik 2025
    Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësi, Kushtrim Shyti. Gjykatësi Shyti tha se i akuzuari Reçica lirohet nga akuza për keqpërdorim të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) ka publikuar një deklaratë tronditëse, duke ngritur alarmin për fatin e gazetarëve të saj të mbetur në...
    Lajme22 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media pasditen e sotme. Siç njofton Zyra për Informim e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Departamenti i Inspektimit në kuadër të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Reagimi në...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka aktivizuar flotën e tij të specializuar për menaxhimin e emergjencave, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.