“59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë fëmijë ranë për lirinë e Kosovës. Rezistenca e tyre inspiroi popullin e Kosovës për t’iu konfrontuar agresionit serb”, thuhet në video.
Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më parë.
Përmes një videoje, veprën e familjes Jashari dhe rolin e tyre në lirinë e vendit e ka kujtuar edhe ambasada italiane.
“59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë fëmijë ranë për lirinë e Kosovës. Rezistenca e tyre inspiroi popullin e Kosovës për t’iu konfrontuar agresionit serb”, thuhet në video.
In commemorazione della famiglia Jashari, per il 23° anniversario dell’Epopea dell’Esercito della Liberazione del Kosovo – #UÇK
Në përkujtim të familjes Jashari, për
23° vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – #UÇK pic.twitter.com/8rx0rErh1a— Kosovo in Italia ???? (@KosovoinItalia) March 6, 2021