×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada gjermane në Prishtinë: Rezultati vështirë i zgjedhjeve në Gjermani i detyroi partitë të bëjnë koalicion

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka pasur një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të cilës ia ka shprehur shqetësimin e tij për vonesën në themelimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë.

    Zëdhënësi i Ambasadës, Christian Boetcher, në një njoftim për media lidhur me këtë takim, ka përmendur edhe zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, në kontekst të situatës që po ndodh në Kosovë, ku partitë politike s’po gjejnë rrugë bashkëpunimi për të dalë nga ngërçi institucional.

    Ai ka shkruar se rezultati i vështirë që kanë prodhuar zgjedhjet e mbajtura në Gjermani, kanë detyruar partitë politike atje për të krijuar koalicion dhe për të bashkëpunuar.

    “Gjermania mbajti zgjedhjet parlamentare dy javë më vonë se Kosova me një rezultat mjaft të vështirë, duke i detyruar partitë të bashkëpunojnë dhe të formojnë koalicione. Pavarësisht vështirësive, bisedimet për koalicion filluan një ditë pas zgjedhjeve (nuk kishte nevojë të pritej verifikimi i rezultateve për të zhvilluar bisedime politike) dhe të gjitha palët e përfshira kanë deklaruar pëlqimin e tyre me traktatin e koalicionit, në mënyrë që qeveria e re të betohet javën e ardhshme”, ka shkruar zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar. Era...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas intervistimit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, nga Prokuroria Speciale për rreth 5 orë, Partia Guxo shpreh shqetësimin e...
    Lajme27 Maj 2025
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ka ndarë një fotografi me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.