Ambasada e ShBA’së në Kosovë, ka deklaruar se në hartimin e Kodit Civil të Kosovës duhet të përfshihen edhe të drejtat e komuniteve të margjinalizuara siç janë komuniteti LGBTI.
“Kosova është duke hartuar Kodin Civil për herë të parë? Si duhet të duket? Ne besojmë se duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe duhet të ketë ligje që mbrojnë interest e të gjithë qytetarëve, përfshirë të drejtat e komuniteteve të margjinalizuara dhe lidhjet e gjinisë së njëjtë që janë të garantuara nga Kushtetuta”, thuhet në reagimin e Ambasadës.