×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti: Kjo është e tmerrshme

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Ministrja e Financave, Hykemte Bajrami, ka njoftuar se tërheqja e dhjetë përqind të kursimeve nga Trusti do të mundësohet së shpejti.

    Aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për Projektligjin për Rimëkëmbie Ekonomike, ku përfshihet edhe çështja e tërheqjes së mjeteve financiare.

    Por një lëvizje të tillë është duke e kundërshtuar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

    Burime diplomatike brenda kësaj ambasade kanë thënë për klankosova.tv se tërheqja e mjeteve të kursimit është gabim i tmerrshëm.

    “Situata me fondin e kursimeve është e tmerrshme. Shumica e njerëzve kanë llogari të vogla kështu që nga ajo do të përfitonin vetëm mbajtësit e mëdhenj të llogarive”, ka thënë ky burim.

    “Shterja e 200 milionë eurove do t’ia vështirësojë Fondit Pensional të Kursimveve që të vazhdojë të marrë hua qeveritare. Ata kanë qenë blerësit kryesor të borxhit deri tash. Rezultati do të jetë që do të ketë shkallë më të lartë të interesit për borxhin qeveritar”.

    “Kjo është një ngjarje komplekse dhe tragjike. Si mund të dilet nga ajo?”.

    Për njohësin e fushës së ekonomisë, Bardh Ahmeti, tërheqja e kursimeve nuk paraqet ndihmesë për qytetarët në periudhë afatgjatë.

    “Shfrytëzimi i kursimeve pensionale, për konsum afatshkurtër – me një fjalë tjetër për mbijetesë – në moshën para pensionit, nuk është tregues i mirë, nuk i kontribuon mirëqenies afatgjatë të secilit prej nesh”, është shprehur Ahmeti për klankosova.tv.

    “Në rrethanat e krijuara si rezultat i pandemisë së COVID-19, ku është rënduar financiarisht jeta e secilit, çdo e ardhur për qytetarët është e mirëseardhur. Ndihmon në tejkalimin e vështirësive financiare dhe mbulimin e nevojave elementare për jetë, pasi që ka shumë të tillë që kanë humbur vendin e punës, ose punojnë me kapacitete jo të plotë. Prandaj, në aspektin e qytetarëve, duke u nisur edhe nga vetja, në afatshkurtër ju ndihmon, si zgjidhje emergjente, në mungesë të instrumenteve të tjera më vizionare dhe zhvillimore”.

    “Mirëpo, nëse shohim profilin e kontributdhënësve, vërejmë që realisht ata që kanë më së shumti nevojë nuk do të përfitojnë pothuajse fare nga kjo masë, pasi që ose kanë kursime në vlera minimale ose nuk kanë qenë të deklaruar fare si të punësuar, një problem tjetër i sistemit dhe ekonomisë së varfër”.

    Ai ka theksuar se tërheqja e 10 përqindëshit nuk është ndonjë një hap vizionar.

    “Thjeshtë një arnim i situatës aktuale, duke sfiduar të ardhmen e gjithsecilit, moshën kur nevojat dhe kërkesat janë shumë të mëdha, kurse kemi vetëm këtë të ardhur. Realisht me këtë formë, po i ndihmojmë vetes me mjetet tona. Uroj që të paktën të arrihet qëllimi i rritjes së konsumit dhe këto mjete të qarkullojnë në ekonominë e vendit tonë”.

    “Përndryshe, në një shtet më të zhvilluar, një masë e tillë edhe po të merrej nuk do të shfrytëzohej si e drejtë nga qytetarët, mirëpo situata ekonomike dhe sociale në vendin tonë na detyron që ti shfrytëzojmë, madje edhe të ju gëzohemi, këtyre mjeteve”.

    Edhe për ekonomistin Jakup Bellaqa tërheqja e mjeteve nga Fondi i Kursimeve është i mirë vetëm për ata që posedojnë llogari të mëdha.

    “Pjesa tjetër që posedojnë llogari të vogla nuk pritet të kenë benefite apo dobishmëri sepse vlera është shumë e vogël dhe nuk i plotëson nevojat elementare”.

    “E mira kishte me qenë sepse do të rritjes kërkesa agregate përmes futjes në qarkullim të këtyre mjeteve. Nëse këto të mira apo këto mjete do të investoheshin në vetëpunësim apo në aktivitete ekonomike që do të siguroheshin vende të reja pune si dhe të ngrihej cilësia e jetës se qytetarëve të Kosovës, do te ishte një veprim shumë i qëlluar”, ka thënë Bellaqa për klankosova.tv

    Ai ka theksuar se druan që këto mjete do të shfrytëzohen në të mira luksi, që sipas tij nuk do të gjeneronin punësim apo përmirësim të jetës ekonomiko-sociale.

    “Andaj nuk mendoj se do të duhej të ndodh si hap i domosdoshëm sepse kjo nuk zgjidhë problemet ekonomike të familjeve kosovare. Zgjidhja do të ishte që të rritej oferta vendore e prodhimeve dhe e shërbimeve dhe rritja e eksportit dhe zvogëlimi i importit”.

    Duke bërë thirrje për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomie, ministrja Hykmete Bajrami ka treguar se ç’ndikim do të ketë në ekonomi tërheqja e mjeteve nga Trusti.

    “Ky projektligj ua mundëson qytetarëve të vendit t’i tërheqin 10% të mjeteve të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale, duke rritur kërkesën agregate në ekonomi”, është shprehur ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për fëmijët që të kenë kujdes të shtuar në përdorimin e rrjeteve sociale, sidomos platformës TikTok,...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Fadil Fazliu u deklarua i pafajshëm, gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Ai po akuzohet për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Në fshatin Kqiç të Mitrovicës është vendosur autoboti me ujë, ndërsa kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” u ka bërë thirrje banorëve që të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Dita e diel shënoi një moment historik për shumë sirianë, pasi rebelët arritën të avancojnë në Damask, një nga qytetet më të...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Gjatë mbrëmjes, Leo ka biseduar gjerë e gjatë me Rovenën lidhur me sfidën ku gjendet Lela bashkë me Drilonin dhe Sarën. Leo...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Reperi i njohur, Don Xhoni ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “Yakuza”, titullohet kënga e tij e re, së...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Ragheed Ahmad al-Tatari, i përshkruar nga aktivistët për të drejtat e njeriut si një nga të burgosurit politikë më jetëgjatë në botë,...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli më parë, ai menjëherë përveshi mëngët për të rivendosur statusin e Moskës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.