Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka publikuar numrat e kontaktit, ku shtetasit kosovarë mund të lajmërohen pasi Turqinë e goditi një tërmet të premten.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada ka bërë të ditur tre numra në qytetë të ndryshme të Turqisë ku mund të paraqiten shtetasit kosovarë.
Ndryshe, më herët edhe Ambasada e Shqipërisë kishte bërë thirrje që shtetasit e Shqipërisë të vendoseshin në zona më të sigurta.
Ambasada ka publikuar edhe numrat e telefonit, ku qytetarët mund të thërrasin për çdo emergjencë.