Ambasada e Kosovës në Paris ka bërë të ditur se ka ndaluar përkohësisht shërbimet konsullore.
Ky vendim është marrë për shkak të kontaktit me raste pozitive të disa prej anëtarëve të stafit si dhe duke respektuar masat në fuqi për luftimin e pandemisë COVID-19 nga shteti francez, Ambasada e Kosovës në Paris do të trajtojë vetëm rastet urgjente.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të kontaktit me raste pozitive të anëtarëve te stafit si dhe duke respektuar masat në fuqi për luftimin e Pandemisë COVID-19 nga shteti francez, Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris është e detyruar t’i ndërprejë përkohësisht shërbimet konsullore deri në lajmërimin e radhës.
Ambasada to t’i trajtoj vetëm rastet urgjente.
Ju faleminderit për mirëkuptim!