×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Itali ka një njoftim për kosovarët që banojnë atje

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u ka bërë thirrje qytetarëve që banojnë në Itali që t’i respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i cili hyn në fuqi nga sot datë 06 mars 2021 dhe mbetet i vlefshëm deri me datë 06 prill 2021.

    Në njoftimin e tyre thuhet se në dispozitat e dekretit është parashikuar zgjatja e kufizimeve të qarkullimit deri më 27 mars.

    Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë, ku do të informohen për masat e reja që do të hyjnë në fuqi:

    Të nderuar bashkatdhetarë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane, i cili hyn në fuqi nga sot datë 06 mars 2021 dhe mbetet i vlefshëm deri me datë 06 prill 2021.

    Dispozitat e Dekretit në fjalë parashikojnë zgjatjen e kufizimeve të qarkullimit/lëvizjes deri me 27 mars 2021 si në vijim:

    Lëvizjet brenda territorit italian: deri me datë 27 mars 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjet nga një rajon në tjetrin në të gjithë territorin italian;

    lëvizjet lejohen vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, dhe për secilin rast, shtetasit duhet të pajisen dhe të kenë marrë me vete formularin (vetë-deklarim) ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;

    Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim.

    Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore

    ;Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territorit italiane, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

    Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.

    Ju informojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ofron shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht. Të gjithë shtetasit kosovarë që banojnë në komunat/regjionet ku është e ndaluar/kufizuar lëvizja dhe ndërkohë kanë marrë termin për ndonjë shërbim konsullor, janë të lutur me mirësi që këto termine t’i zhvendosim në një kohë më të përshtatshme, kur kushtet shëndetësore të jenë përmirësuar.

    Ju njoftojmë gjithashtu se për shkak të situatës epidemiologjike në vend, dhe në respekt të kufizimeve të lëvizjes/qarkullimit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali do të mundësojë që shërbimet konsullore të poshtë shënuara të ofrohen edhe në distancë përmes komunikimit me e-mail:Vërtetime për Gjendjen Martesore;Vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve;

    Vërtetim për kthimin e pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë;Lëshimi i këtyre vërtetimeve do të realizohet vetëm pas pranimit të dokumentacionit përkatës dhe të kompletuar, siç parashikohet nga legjislacioni përkatës për secilin veprim.

    Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni në:- Tel: 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17;- Nr. emergjent: +39/3381314560-

    Email: consulate.rome@rks-gov.net; embassy.italy@rks-gov.net; – FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali

    Lutemi kontrolloni vazhdimisht webfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në Facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit dhe ofrimin e shërbimeve konsullore.

    Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë.Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonelin...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Pejë, gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Deri më sot, policia ka arrestuar 61...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Lajme30 Maj 2025
    Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës....
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Sport30 Maj 2025
    Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.