×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi me njoftim të ri për kosovarët e bllokuar në Emirate

    FrontOnline
    03 Mars 2026

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucionet në Kosovë për të shqyrtuar mundësinë e evakuimit të qytetarëve kosovarë, në rast të vazhdimit të bllokadës së hapësirës ajrore.

    Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në territorin e Emirateve – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – që të paraqiten pranë përfaqësisë diplomatike nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës – vizitorë të bllokuar dhe rezidentë – se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit pritës, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasadën tonë në Riad, për të shqyrtuar mundësinë më të shpejtë dhe më të sigurt në rastin e evakuimit të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e saj në Facebook.

    Qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë regjistruar ende, janë ftuar të kontaktojnë Ambasadën përmes emailit [email protected] ose në numrin e telefonit/WhatsApp +971 54 709 2109, duke dërguar të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit dhe qytetin ku ndodhen.

    Sipas Ambasadës, regjistrimi është i domosdoshëm për procedimin e kërkesave në rast të evakuimit, përfshirë pajisjen me leje kalimi urgjente në kufirin e Arabisë Saudite.

    “Kjo është e domosdoshme në mënyrë që kërkesat tuaja në rastin e evakuimit të mund të procedohen për pajisje me leje kalimi urgjente në kufirin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, procedurë e cila realizohet nga Ambasada jonë në Abu Dhabi për të gjithë qytetarët tanë që gjenden në Emirate, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Riad – Arabi Saudite”, theksohet më tej.

    Ambasada ka bërë të ditur se, në rast të krijimit të kushteve për evakuim emergjent të organizuar, në koordinim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, institucionet e Kosovës dhe autoritetet saudite, qytetarët do të njoftohen menjëherë për fluturimet e mundshme nga aeroportet si Jeddah ose Riyadh.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme. “Dëgjoj që njerëzit...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri të ditur se një tërmet me magnitudë 4.3 goditi zonën e Gerashit në jug...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rifilluar një numër të kufizuar fluturimesh, ndërsa kaosi në trafikun ajror vazhdon në mbarë rajonin për shkak...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Aeroplani luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë funte (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në...
    Vip03 Mars 2026
    Tensioni në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka prekur fundin, duke degraduar në ofendime të rënda personale dhe familjare që kanë shokuar...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme. “Dëgjoj që njerëzit...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-diplomati Avni Arifi, ka komentuar orët e mbetura për çështjen e kandidimit të presidentit dhe ngërçin politik rreth këtij procesi. Sipas tij,...
    Kronika03 Mars 2026
    Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim illegal të kufirit në Han të Elezit. Sipas policisë, dy...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri të ditur se një tërmet me magnitudë 4.3 goditi zonën e Gerashit në jug...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.