×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Francës kundër mbylljes së zyrave postare serbe në veri: Hap i njënashëm dhe i pakoordinuar

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    Mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë të hënën në veri të vendit, Bashkimi Evropian e konsideroi si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Pro qëndrimit të BE-së ka dalë edhe Ambasada e Francës në Kosovë.

    “Franca e mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve të Serbisë në veri të Kosovës. Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Aksioni policor për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë u zhvillua më 5 gusht, kur u mbyllën nëntë objekte.

    Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq u mbyllën nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

    Nga Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Korrik 2025
    Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Deputeti LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me përfshirjen e burrit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Eksportuesit e çelikut në BE përballen me një tarifë “katastrofike” të vendosur nga Trump – dy herë më e lartë se ajo...
    Sport24 Korrik 2025
    Xhudistja kosovare Enise Zijade, ka arritur ta ‘rrëmbejë’ medaljen e bronztë në garën “EYOF Shkupi 2025”. Në luftë për vendin e tretë,...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas hapjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet komunale. Haradinaj i...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ka miratuar tekstin e një projektligji që garanton lirinë e dy organeve antikorrupsion në Ukrainë –...
    Lajme24 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës , ka kërkuar paraburgim ndaj pesë të dyshuarve A.B., E.B., A.L., dhe A.K, për keqpërdorim i pozitës apo...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.