×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane: S’përpunojmë më aplikime për vizë nga këta individë, këta aplikantë duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online

    FrontOnline
    07 Prill 2025

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk proceson më aplikimet për viza nga disa individë.

    Aplikantët, numri i aplikimit të të cilëve është DS-160, do të largohen nga Ambasada. Ata duhet të caktojnë takim të ri përmes sistemit online.

    “Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

    Ambasada thekson se “është e mundur të ndryshohet numri i formularit DS-160 vetëm një herë, dhe se formulari duhet të plotësohet, të nënshkruhet elektronikisht dhe të dorëzohet të paktën 48 orë para intervistës së planifikuar”.

    “Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni”, thotë Ambasada Amerikane.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Raportohet se Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në Kaçanik. Sipas faqes lokale ‘S’je kacanikli’, aksioni është vazhdim i...
    Lajme25 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi, deklaroi se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është kritikuar edhe prej LVV-së për shkak...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se koalicioni fitues i zgjedhje në mungesë të numrave për...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT për ndërprerjen e marrëdhënies...
    Lajme24 Prill 2025
    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pritur në shtëpi Ushtruesen e Detyrës së Ambasadorës së ShBA-së në Kosovë,...
    Lajme24 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, duke e...
    Lajme24 Prill 2025
    Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se kur VV-ja s’ka të drejtë t’i kërkojë partive të tjera që t’i nënshtrohen kur ata...
    Sport24 Prill 2025
    Kosova ka përmbyllur me sukses Kampionatin Evropian të xhudos për vitin 2025 që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, sipas...
    Lajme24 Prill 2025
    Bordi i drejtorëve të Operator Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka shkarkuar të enjten kryeshefin ekzekutiv, Evetar Zeqirin. Në një njoftim për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.