Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se është inkurajuese të shohësh aq shumë qytetarë që dolën të votojnë sot paqësisht, pavarësisht motit dhe pandemisë”.
Në një postimi në Twitter shkroi se tani është e rëndësishme t’i jepet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera kohë dhe hapësirë për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre”, thuhet në postim.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të së dielës ishte mbi 46 për qind.
Votimet u zhvilluan derisa vendi, si edhe pjesa më e madhe e botës, po lufton me pandeminë e coronavirusit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.
Sipas 98 për qind të votave të përpunuara i bie që në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 832 mijë votues.
Encouraging to see so many citizens turn out to peacefully vote today, despite the weather & pandemic. Now it’s important to give the @KQZKosova and other #Kosovo institutions time & space to count the votes and do their jobs. #KosovoVotes2021 ?????
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) February 14, 2021