Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për procesin e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve publik në Kosovë.
Ambasada me anë të një reagimi ka thënë se zbulimi i pasurisë është një mjet i fortë kundër dukurisë së korrupsionit.
Duke përshëndetur ata që kanë bërë deklarimin e pasurisë, ambasada ka thënë se pret nga Agjencia Kundër Korrupsion të paraqesë akuza ndaj kujtdo që nuk e përmbush këtë detyrim ligjor.
Postimi i plotë në Twitter i ambasadës amerikane:
Zbulimi financiar nga zyrtarët e qeverisë është një mjet i fortë anti-korrupsion. Ne i përshëndesim ata që kanë paraqitur tashmë dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë përmbushur afatin e fundit të 31 Marsit. Shpresojmë se Agjencia Kundër Korrupsionit do të paraqesë akuza në përputhje me ligjin kundër kujtdo që nuk e bën këtë.
Financial disclosure by gov’t officials is a strong anti-corruption tool. We applaud those who already filed & encourage those who haven't to meet the March 31 deadline. We hope the Anti-Corruption Agency will file charges in accordance with the law against any who fail to do so. pic.twitter.com/KLeb1NgxXM
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) March 30, 2021