×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amazon pushon nga puna 9000 punëtorë

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Gjiganti i shitjeve online, Amazon, planifikon të shkurtojë 9.000 vende të punës, në tentim e sipër për të zvogëluar shpenzimet.

    Kompania, e cila punëson 1.5 milion njerëz në gjithë botën, ka thënë se ky shkurtim do të prekë më shumë sektorin e ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit.

    Në njoftim nuk janë përmendur shtetet që do të preken, mirëpo është thënë se pozitat do të mbyllen në javët në vazhdim.

    Shefi i Amazonit, Andy Jassy, e ka konsideruar vendimin si “të vështirë”, mirëpo më të mirin për kompaninë, në periudhë afatgjatë.

    Në janar të këtij viti, kjo kompani ka mbyllur 18.000 vende të punës.

    Jassy ka thënë se vjetëve të fundit, biznesi i Amazonit ka shtuar vazhdimisht vende të punës.

    “Megjithatë, duke marrë parasysh situatën e paqëndrueshme ekonomike në të cilën jemi, dhe paqartësitë që ekzistojnë për të ardhmen, ne kemi vendosur të jemi më të kujdesshëm në shpenzimet tona”, ka thënë ai.

    Sikurse shumë gjigantë tjerë teknologjikë, Amazoni ka përjetuar rritje të jashtëzakonshme në periudhën e pandemisë së koronavirusit, kur njerëzit janë bllokuar nëpër shtëpitë e tyre.

    Mirëpo së fundi shkalla e shitjeve ka rënë, pasi konsumatorët kanë shpenzuar më pak, për shkak të rritjes së çmimeve.

    Përveç pandemisë, në këtë rritje ka ndikuar edhe lufta e Rusisë në Ukrainë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13...
    Lajme03 Gusht 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht,...
    Lajme03 Gusht 2025
    Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e...
    Të tjera
    Lajme03 Gusht 2025
    Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ka mbajtur ‘peng’ në banesë ish-gruan dhe dy fëmijët të moshës 7 dhe...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Klinë – Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...
    Lajme03 Gusht 2025
    Në moshë të re ka vdekur hoxha nga Presheva, Faton Musliu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e tij. Postimi i...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve të qëllimshme në zonat e Divjakës dhe Mallakastrës. Në...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin italian të Gubbios, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët gjatë natës...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.