×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Amazon dhe Apple preken rëndë nga rënia e tregjeve amerikane

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Bursat në mbarë botën janë ulur, pasi investitorët po analizojnë njoftimin për tarifat nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

    Në momentin që po shkruhet ky raport, indeksi S&P 500 ka rënë me 3.8%, ndërsa Nasdaq ka rënë gati 5%, tërhequr poshtë nga gjigandi i teknologjisë Apple, që ka rënë me 8%, transmeton klankosova.tv.

    Prodhuesi i iPhone është një nga kompanitë më të ekspozuara ndaj rrezikut të tarifave, pasi Kina është një qendër kyçe prodhimi.

    Siç shkruan bbc, rëniet kanë qenë më të theksuara te kompanitë që varen më shumë nga zinxhirët e furnizimit në prodhimin jashtë shtetit – si Apple, por gjithashtu Amazon (rënë 7%) dhe Nike (rënë 11%).

    Që nga janari, kur filloi administrata Trump, tregjet amerikane kanë humbur 10% të vlerës së tyre, duke shënuar fillimin më të keq 10-javor nën një president të ri që nga George W.Bush në vitin 2001, gjatë kulmit të rënies së dot-com.

    Në Evropë, gjigandi i transportit Maersk, i cili shihet gjerësisht si një tregues për tregtinë botërore, ra me 9.5%.

    Indeksi FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar ra me 1.6%, ndërsa CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë shënuan humbje më të thella prej 3.3% dhe 3.1%, përkatësisht.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin...
    Bota/Rajoni07 Prill 2025
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në një vizitë zyrtare në Uashington për një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, vizita e dytë...
    Bota/Rajoni06 Prill 2025
    Për shkak të motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për...
    Të tjera
    Lajme07 Prill 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes...
    Lajme07 Prill 2025
    Trupi gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka aprovuar pjesërisht një kërkesë të Prokurorisë për...
    Lajme07 Prill 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme07 Prill 2025
    Sot gjatë ditës kreu i VV-së, Albin Kurti, ka dërguar një ftesë për takim ndaj LDK-së, konkretisht e ka ftuar kreun e...
    Lajme07 Prill 2025
    Gani Geci, një eksponent i angazhuar për shumë vjet në terren për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia më e...
    Lajme07 Prill 2025
    Ish- anëtari VV-së tash pjesë e AAK-së, Haki Abazi ka reaguar pas ftesës që Albin Kurti i ka bërë Lumir Abdixhikut. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.