Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zhvilloi një vizitë në Llapushnik dhe Abri, dy zona me histori të lavdishme dhe popull të përkushtuar. Në “Grykën e Llapushnikut”, Krasniqi theksoi rëndësinë e këtyre vendeve si burim energjie dhe motivi për angazhimin në fitoret e reja të PDK-së.
Ai shprehu besimin se, me bashkimin e vlerave dhe përkushtimin e secilit prej qytetarëve, do të arrijnë zhvillim dhe perspektivë për të gjithë Kosovën. Krasniqi gjithashtu shprehu mbështetje për Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, duke e quajtur këtë periudhë një mundësi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Krasniqi tha: “Me angazhimin e secilit prej nesh, do të sjellim zhvillim për çdo cep të Kosovës dhe do të kthejmë besimin te fitoret e reja. Ky është momenti për të kontribuar së bashku në një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme.”
Postimi i plotë: