Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK, ka ndarë një postim emocionues në Facebook, ku kujton një vizitë të rëndësishme në Likoc, vendin historik ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të familjes së bacit Musa, e cila ka qëndruar gjithmonë pranë tij në çdo hap të jetës dhe angazhimit të tij politik.
Krasniqi ka përkujtuar me respekt dëshmorët e Brigadës “Adem Jashari” – “Tigrat e Zi”, duke përmendur emrat e heronjve të rënë për lirinë e Kosovës, të cilët mbeten të paharruar në kujtesën dhe zemrat e popullit. Ai nënvizon se Drenica, dhe veçanërisht Likoci, janë zemra e rezistencës dhe simbol i luftës heroike të Kosovës.
Në postim, ai thekson se PDK është angazhuar dhe do të vazhdojë të jetë garancia për mbrojtjen e trashëgimisë heroike, ndërkohë që do të punojë për realizimin e projekteve zhvillimore që i shërbejnë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Krasniqi mbyll mesazhin e tij me nderim ndaj dëshmorëve dhe me besimin se PDK do të jetë fuqia që udhëheq zhvillimin e vendit, duke e ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme.