Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës.
Krasniqi ka thënë se nga ky fshat kanë marrë mbështetje për programin e Partisë Demokratike të Kosovës me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
“Në Kijevë të Malishevës morëm mbështetjen për programin e Partisë Demokratike të Kosovës me kryeministër Bedri Hamza, ashtu si në çdo fshat e qytet tjetër të Kosovës, ku po vazhdon fryma e përkrahjes dhe e besimit në projektin tonë për të ardhmen”, është shprehur Krasniqi.
Postimi:
Në Kijevë të Malishevës morëm mbështetjen për programin e Partisë Demokratike të Kosovës me kryeministër Bedri Hamza, ashtu si në çdo fshat e qytet tjetër të Kosovës, ku po vazhdon fryma e përkrahjes dhe e besimit në projektin tonë për të ardhmen.