Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Altin Krasniqi ka njoftuar për takimin e sontëm që ka zhvilluar në Drenoc të Malishevës.
Krasniqi ka thënë se ka gjetur përkrahjen në rrugëtimin e tij politik edhe nga shokët e babait të tij.
“Ne odën e Ali Krasniqit dhe në truallin e rapsodëve të shquar të Drenocit të Malishevës, Sali dhe Feriz Krasniqit, gjetëm përkrahje dhe mbështetje të fuqishme për rrugëtimin tonë të përbashkët politik. Partia Demokratike e Kosovës, në ADN-në e saj, ka vlerat e larta të kombit tonë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të lavdishme, si dhe personalitetet e shquara dhe të dëshmuara të kohës. Jam i nderuar që përkrah meje qëndrojnë shokët e babait tim. Falënderim të veçantë kam për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili nuk po kursen as kohën dhe as angazhimin e sinqertë në mbështetjen time”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Ne odën e Ali Krasniqit dhe në truallin e rapsodëve të shquar të Drenocit të Malishevës, Sali dhe Feriz Krasniqit, gjetëm përkrahje dhe mbështetje të fuqishme për rrugëtimin tonë të përbashkët politik. Partia Demokratike e Kosovës, në ADN-në e saj, ka vlerat e larta të kombit tonë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të lavdishme, si dhe personalitetet e shquara dhe të dëshmuara të kohës. Jam i nderuar që përkrah meje qëndrojnë shokët e babait tim. Falënderim të veçantë kam për ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili nuk po kursen as kohën dhe as angazhimin e sinqertë në mbështetjen time.
Kosova mundet #mamirë.