Në kuadër të takimeve të përditshme me qytetarët, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka vizituar sot fshatin Bubavec. Gjatë takimit me qytetarët, Krasniqi ka theksuar se përkrahja masive e banorëve të këtij fshati tregon qartë se fryma e fitores për PDK-në është e pandalshme.
“Jemi këtu për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të vazhduar angazhimin tonë për një Kosovë më të fuqishme dhe më të zhvilluar. Përkrahja që na është dhënë këtu është dëshmi se e ardhmja e Partisë Demokratike të Kosovës është e sigurt,” ka thënë Krasniqi.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetje dhe ka shtuar se PDK-ja do të vazhdojë të luftojë për interesat e qytetarëve të Kosovës, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme për problemet e tyre.