×
  • Lajme
  • Lajme

    Alma Lama: Rinumërimi i votave do të ishte më i besueshëm për kandidatët për deputetë

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

    Lidhur me këtë, Lama ka folur në Klan Kosova, duke thënë se nuk është në pritje të asaj se çfarë do të publikojë KQZ-ja dhe se nuk ka pritur rezultat më të mirë për shkak të hyrjes së saj së vonshme si kandidate për deputete.

    “Nga rezultatet deri tani, nuk besoj. Megjithëse kam marrë shumë pak rezultate dhe nuk është se po pres ato çfarë do të publikojë KQZ, por nuk kam pritur as më mirë për shkak se kam hyrë tepër vonë dhe e kisha të pamundur të bëjë fushatë elektorale për një periudhë të shkurtë”.

    Ndër të tjerash Lama tha se rinumërimi i votave në QNR do të ishte më i besueshëm për kandidatët për deputetë pasi siç thotë ajo, do t’ju ofrohej transparencë më e madhe.

    “Kam thënë që procesi do të ishte më i mirë dhe i besueshëm në qoftë se do të rinumëroheshin votat edhe në QNR. Nuk kam akuza ndaj ndonjë subjekti politik por duke pasur parasysh parregullsitë që kanë ndodhur në të kaluarën, mendoj që kandidatëve për deputetë do t’ju ofrohej një transparencë më e madhe nëse do të rinumëroheshin votat. Por më e mira do të ishte që votat të skanoheshin sikur që ndodh në vendet e tjera në mënyrë që të hiqej çdo manipulim që mund të ndodhë në qendrat e numërimit”.

    “Unë kam qenë në LDK nga viti 2013 dhe në 2014 jam zgjedhur deputete me LDK. Prej aty kam shkuar me mision në Itali dhe jam kthyer sërish në shtëpinë time në LDK”.

    Poashtu, Lama tregoi një nga arsyet se pse LDK pësoi humbje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Rezultati ishte goxha i papritur megjithëse kishim indikacione nga sondazhet por jo për një rezultat të tillë. Neve na mbetet të bëjmë analiza se pse ka mbërritur këtu por një nga arsyet lidhet me sulmet e jashtëzakonshme që LDK ka pasë në media, nga kundërshtarët politik, shumë shpesh të padrejta në lidhje me punën që ka bërë LDK”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.