×
  • Vip
  • Vip

    Alma Bektashi: Tradhtinë nga bashkëshorti e mora vesh nga portalet

    FrontOnline
    01 Gusht 2024

    Këngëtarja e njohur Alma Bektashi ka ndarë detaje të reja rreth jetës së saj personale, duke përfshirë mënyrën se si zbuloi tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj.

    Gjatë një interviste për emisionin “Sol”, Alma tregoi se edhe pse kishte pasur dyshime dhe kishte dëgjuar thashetheme, lajmin për tradhtinë e mori nga portalet online.

    “Kur bëhet fjalë për mosrespekt dhe gjëra që dëmtojnë një lidhje, unë nuk e toleroj. Kam vendosur të mos toleroj tradhtinë dhe kam marrë vendimin tim. E mora vesh përmes portaleve.

    Kisha dyshime dhe kisha dëgjuar gjëra, por nuk u besoja pa i parë vetë. Është e vështirë kur je e angazhuar si profesoreshë, në koncerte dhe spektakle, por kur besimi në familje tronditet, nuk besoj se duhet të falësh. Mund të kem kritika nga publiku, por askush nuk e kupton pa kaluar vetë në atë situatë,” tha Alma.

    Në vitin 2021, Alma Bektashi i dha fund martesës së saj me Sokol Stafën, pas 25 vjetësh bashkëjetesë, pasi ai filloi një lidhje me një psikologe 20 vjet më të re.

    Mediat raportuan se Alma e mësoi për këtë aferë dyvjeçare kur bashkëshorti i saj filloi të shfaqej hapur në rrjetet sociale të psikologes.

    Nga Rubrika
    Vip28 Nëntor 2024
    Anisa dhe Lela kanë diskutuar për Vullnetin. Teksa Lela po u shprehte me Anisën për të, pasi i njëjti e ka akuzuar...
    Vip28 Nëntor 2024
    Gjesti, Leo dhe Burimi pas darkës së të nominuarve kanë kaluar pak kohë duke kënduar. Kësaj radhe ata kanë zgjedhur këngë patriotike,...
    Vip28 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Arioni kanë pasur një diskutim, ku ajo edhe është shtrirë në shtratin e tij dhe ai i ka kërkuar që...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Shqipërinë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Ai ka thënë se marrëdhënia e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në seancën e sotme e cila po mbahet në Hagë, është shfaqur me emblemën e UÇK-së në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka theksuar rëndësinë e lidhjeve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke deklaruar se ato duhet...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ka nisur në Vlorë ceremonia zyrtare në kuadër të festimeve për Ditën e Pavarësisë, me prezencën e krerëve më të lartë të...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës. Top...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.