Trajneri i mirënjohur italian, Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Juventusin.
Mediat italiane raportojnë se Allegri është rikthyer në klubin nga Torino, ku ai ishte shkarkuar dy vite më parë, shkruan FrontOnline.
Siç raportohet, Juventusi do ta zyrtarizojë ardhjen e Pirlos së shpejti.
Allegri ishte shkarkuar nga posti i trajenrit te Juventusit ndonëse fitoi pesë tituj radhazi të Serie A-së dhe dy herë e kualifikoi skuadrën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Kontrata e re e Allegrit me Juventusin vlen nëntë milionë euro në vit./FrontOnline/