Alketa Vejsiu si rrallë herë ka treguar një histori të pazakontë nga jeta e saj private.
Momenti që tregoi publikisht ka qenë më i vështiri sipas moderatores shqiptare.
“Në Kurthin e Piter Pan”, ajo tregoi se si ishin djegur atletet e saj të blera me para të mbledhura për një vit.
“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.”– tha Alketa Vejsiu në nisje të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan.”
Kujtojmë se tani, Alketa është një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare, madje shpesh përflitet edhe për jetën luksoze.