×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aliyev: Avioni i rrëzuar në Kazakistan u godit nga forcat ruse të mbrojtjes ajrore

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2024

    Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha të dielën se avioni që u rrëzua javën e kaluar dhe shkaktoi vdekjen e 38 personave, ishte dëmtuar nga të shtënat aksidentale nga Rusia, duke shtuar se disa zyrtarë në Moskë kishin gënjyer mbi arsyet e rrëzimit të tij.

    Presidenti rus Vladimir Putin të shtunën i kërkoi falje zotit Aliyev për “incidentin tragjik” të së mërkurës në hapësirën ajrore ruse, gjatë të cilit avioni i kompanisë ajrore të Azerbajxhanit u godit nga mbrojtja ajrore ruse, e cila ishte aktivizuar për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.

    Një deklaratë e Kremlinit nuk thoshte se Rusia e kishte rrëzuar avionin, por se thjeshtë kishte hapur një hetim penal të kësaj çështje penale.

    “Aeroplani ynë u rrëzua aksidentalisht”, tha zoti Aliyev në televizionin shtetëror të dielën, duke shtuar se pajisjet elektronike të avionit ishin bllokuar dhe më pas ai ishte qëlluar ndërsa po i afrohej qytetit të Groznit.

    Pilotët, të cilët vdiqën në incidentin e rrëzimit të avionit, janë lavdëruar në Azerbajxhan për veprimet e tyre që shpëtuan jetën 29 personave.

    “Fatkeqësisht, në tre ditët e para ne dëgjuam vetëm versione absurde nga Rusia”, tha presidenti azerbajxhanas Aliyev, duke përmendur deklaratat e Rusisë se përplasja ishte rezultat i goditjes së avionit nga një tufë e zogjve.

    “Ne ishim dëshmitarë të përpjekjeve të qarta për të fshehur arsyet e rrëzimit të avionit”, tha udhëheqësi azerbajxhanas, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe është arsimuar në një nga universitetet më të mira të Moskës.

    Zoti Aliyev tha se donte që Rusia të pranonte se ishte fajtore për rrëzimin e aeroplanit dhe të ndëshkonte përgjegjësit e incidentit.

    Putin dhe Aliyev zhvilluan një tjetër telefonatë të dielën, tha Kremlini. Zyrtarët në Moskë nuk dhanë hollësi të tjera, por të shtunën thanë se specialistë civilë dhe ushtarakë po merren në pyetje për atë që kishte ndodhur.

    Aeroplani u rrëzua të mërkurën pranë qytetit Aktau në Kazakistan pasi u devijua nga Rusia jugore, ku dronët ukrainas po sulmonin disa qytete në atë kohë, sipas Kremlinit.

    Katër burime, që kanë njohuri mbi gjetjet paraprake të hetimit të Azerbajxhanit për incidentin, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten se mbrojtja ajrore ruse e kishte rrëzuar gabimisht avionin, duke shkaktuar vrasjen e 38 njerëzve dhe plagosjen e 29 të tjerëve. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Ndalimi i mbulimit të fytyrës në hapësirat publike i njohur gjerësisht si “ndalimi i burkës” hyri në fuqi të mërkurën (1 janar)...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Një 20-vjeçar në Tiranë është plagosur me një plumb qorr në oborrin e banesës së tij pranë zonës së spitaleve. Ndërkohë kanë...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Presidenti amerikan Joe Biden është informuar së fundmi për “lajmin e tmerrshëm se një shofer vrau dhe plagosi dhjetëra individë në New...
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur për “Front Online” se lojtarët e Kosovës në ligat ndërkombëtare janë...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u ka uruar të gjithë shqiptarëve për një vit sa më të mbarë,...
    Lajme01 Janar 2025
    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për “Front Online” thotë se ardhja e Franco Fodës në...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans...
    Lajme01 Janar 2025
    Asnjë incident me pasoja fatale nuk është shënuar gjatë natës së parë të Vitit të Ri, në vend. Kështu bëri të ditur...
    Lajme01 Janar 2025
    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se Kosova po qëndron shumë mirë në aspektin e organizimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.