Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u takua sot me John Podesta, këshilltar i Lartë i Presidentit Joe Biden për Politikën Ndërkombëtare të Klimës dhe zëvendësues i John Kerryt si i Dërguari Special Presidencial për Klimën.
Në njoftimin e MMPHI-së theksohet se gjatë takimit, Ministri Aliu ndau objektivat e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC) të Kosovës, të cilat janë miratuar vullnetarisht sepse Kosova nuk ka obligime ligjore ndaj traktatit të klimës, si dhe shprehu mirënjohjen për delegacionin amerikan për mbështetjen në sektorët e energjisë dhe klimës.
“Nga ana e tij, Z. Podesta shprehu mbështetjen e Kosovës ndaj Nismës Globale për Metanin (Global Methane Pledge), një nismë që Kosova e ka miratuar gjatë kohës kur Z. Kerry ishte i Dërguari Special për Klimën. Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e Kosovës për të mbështetur Deklaratën për Trefishimin e Kapaciteteve Bërthamore, e cila u miratua gjatë COP29 në Baku”, thuhet në njoftim.