×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu: Rruga Prizren-Tetovë ndihmon zhvillimin e turizmit, është interes i të dyja shteteve

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se janë në pritje të Maqedonisë së Veriut për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tetovë.

    Ky investim sipas tij është në interes të të dyja shteteve, pasi zhvillon turizmin dimëror. Aliu ka thënë se detyrat që i takojnë si Qeveri i kanë përfunduar, sa i përket daljes nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

    “Rruga Prizren-Tetovë, pasi që kemi realizuar marrëveshjet mes dy qeverive dhe është nënshkruar prej dy kryeministrave asaj kohe, kemi filluar atëherë me fazat tjera, gjë që është dashur që të ratifikohen këto marrëveshje nëpër Kuvend të ndajmë edhe buxhet. Kemi filluar nga ana e Kosovës, që pjesën tonë të punës që i përket rruga nga dalja jugore autostradës ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, deri në afërsinë e tunelit e kemi filluar tashmë realizimit kanë përfunduar procedurat e tenderimit, është nënshkruar kontrata dhe kanë filluar punimet”, ka deklaruar Aliu.

    Krahas kësaj rruge, Aliu ka thënë se janë edhe disa projekte tjera, siç është ajo që lidh Plavën me Deçanin. Për këtë, ka thënë se kanë zhvilluar takime me autoritetet malazeze.

    “Kjo nuk do të jetë vetëm në interesin e Prizrenit dhe Tetovës, do të jetë në funksion edhe të zhvillimit të turizmit në të dyja anët. Mos të harrojmë që në atë anë është ‘Kodra e Diellit’ si zonë e skijimit këtej është Brezovica. Me planin e ri hapësinorë presin të dalin edhe zona të tjera të rëndësishme të skijimit të cilat të gjitha do të mundin të frekuentohen në të dyja anët po ashtu kjo do të lidhet edhe me autostradën ‘Ibrahim Rugova’ që do të lidh Tiranën me Prishtinën. Në Tetovë do të lidhet edhe me korridorin 8-të, gjë që i bie që do të shkurtohet rruga për një pjesë të madhe të qytetarëve. Ka qenë edhe projekt prej kohësh i menduar po e merr rrugën dhe po shkon drejt ndërtimit, na presin edhe projekte të tjera të cilat do ta lidhin Plavën me Deçanin, kemi pasur takim në Podgoricë me zëvendëskryeministrin dhe me ministrin e Jashtëm, në mënyrë që marrëveshjet që kemi pasur të zhvillojmë më tej për realizimin e kësaj rruge”, ka thënë Aliu, teksa ka folur edhe për ndërtimin e rrugëve në Kosovë.

    Prioritet ka thënë se është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë, ndërsa në të njëjtën kohë po vazhdojnë punimet edhe rruga Dollc-Zahaq. Për këto investime, Aliu ka thënë për Ekonomia Online se po punimet me një dinamikë të përshpejtuar.

    “Janë në proces të ndërtimit përderisa rruga Prishtinë-Podujevë, është në proces të rregullt dhe po shkon cdo gjë në kohë dhe është mjaftë i shpejtë i realizimit të punimeve. Po ashtu edhe rruga Prishtinë-Pejë ato segmete që janë filluar tashmë janë duke shkuar mirë. Kemi të hapur tenderin nga Zahaqi deri në Dolls e që shpresoj që shpejtë do të mund ta përmbyllin edhe këtë tender, me nënshkrimin e kontratave. Këto dy rrugë janë duke shkuar në proces mjaftë të shpejtë, kemi dinamikë të përshpejtuar edhe tek autostrada e Gjilanit, ku mund të themi se njëri ndër rrugët të cilat ka pasur probleme më së shumti, bashkë me rrugën e Dollc-Gjakovë, të cilat janë të dyja projekte që ka pasur pengesa të paparashikueshme, me aq shumë probleme të projektit, të shpronësimeve të cilat kemi pasur vështirësi për zgjidhjet e tyre por kemi arritur që t’i realizojmë dhe me i zgjidh në masë të madhe”, ka thënë Aliu.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Shkalla e lartë e importit dhe prodhimi i vogël vendës po shihet me shqetësim nga ekonomistët kosovarë. Ata i fajësojnë institucionet e...
    Lajme15 Shtator 2024
    Megjithatë nga MASHT-i kanë fajësuar Komunat për mos aplikimin e ndonjë kërkese për ndërtimin e çerdheve. “Ndërtimi i çerdheve nuk mund të...
    Të tjera
    Sport15 Shtator 2024
    UEFA i ka bërë me dijë Anglisë se ata mund të përjashtohen nga Euro 2028, përkundër faktit se janë nikoqir të saj....
    Lajme15 Shtator 2024
    Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka shprehur shqetësimin për pengesat që u janë shkaktuar nga Ministria e Financave,...
    Lajme15 Shtator 2024
    Sot mbushen 26-vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ngjarjet e ditës: 15 shtator 2024 10:00 Federata e Paraboccia-s organizon një aktivitet sportiv në disiplinën e Paraboccia-s. Ky event synon të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku...
    Sport14 Shtator 2024
    Real Madridi arriti të fitojë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim duke mposhtur me rezultat 2-0 Real Sociedadin. Megjithatë, trajneri Carlo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.