×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu i VV-së: Qysh fituam në Podujevë me mbi 50 përqind, do të fitojmë në tërë vendin

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Liburn Aliu, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se ajo që ndodhi të dielën në Podujevë do të ndodhë përsëri në të ardhmen.

    Ai beson se sikur fitore sikur ajo e Shpejtimin Bulliqit në zgjedhjet për Kryetare të Komunës së Podujevës do të ketë edhe nëpër komunat tjera.

    “50 përqindëshi është kusht që e garanton suksesin. Kjo çfarë ndodhi në Podujevë është sinjal i qartë se ja si ndodhë, ne fitojmë. Ku? Në Podujevë! Me 52 përqind. E njëjta ndodhë edhe në Kosovë”, është shprehur Aliu, njofton Klan Kosova.

    Sipas tij prishja e koalicionit me LDK-në në qendër ka bërë që ata si subjekt ta synojnë që mbi gjysmën e elektoratit në vend ta bëjnë për vete.

    “…ne do të fitojmë me mbi 50 përqind. Nëse shohim lulëzimet e LDK-së bie se ata janë përgjysmuar dhe ne jemi dyfishuar në Podujevë. Kjo ndodhi në një moment që ata janë në pushtet në qendror. Ndodhi në bastionin e LDK-së, te njeriu që realizoi çarjen e madhe, është i kësaj zone[Agim Veliu]. Figura më e fuqishme e LDK-së e humbi betejën më LVV në shtëpinë e vet. Ky është sinjal i qartë. Ka ndodhur në vendin ku ata e kanë pasur mbështetjen kryesore. Është sinjal mjaftë i qartë. Nuk është befasi, sepse e dimë nga puna në terren”.

    Aliu në Rubikon ka thënë se ajo që ka thënë Veliu se LDK duhet të reflektojë paraqet sinjal të mirë.

    “Nëse do të ndodhë ajo në LDK që e thotë Veliu do të ishte e mirë për LDK-në. Po të reflektonin ne do të ishim në koalicion sot. Duam që të gjitha subjektet politike të reflektojnë. Ndryshimet çfarë ka ndodhur në Podujevë e që do të ndodhin në Kosovë që do t’i bëjnë partitë që të reflektojnë”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka adresuar akuza “të rënda” ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe kryeministrit...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga dega...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj akuzave që lidhen me procesin e subvencioneve dhe granteve në bujqësi, duke i cilësuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, në mënyrë që ky...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Familja Llausha nga Vushtrria po kërkojnë drejtësi për vdekjen e vëllait të tyre Adem Laushës, i cili me 5 nëntor të këtij...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues prej shtatë (7) vite burgim dhe 1,500 euro gjobë ndaj të pandehurve Xh.Th. dhe...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Driloni dhe Edi kanë sfiduar njëri-tjetrin. Ata janë shtyre mes vete në rrëzimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    “Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken...
    Sport18 Nëntor 2024
    Sonte Kosova do të përballet me Lituaninë nga ora 20:45, në stadiumin ”Fadil Vokrri”. ”Dardanët”, kanë treguar dy prej koregrafive që kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.