Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Urim Çela ka reaguar pasi banorja aktuale, Arta e ka quajtur atë dhe të fejuarën e tij, Alisën “njerëz me pikëpamje të 70-vjeçarëve”.
Përmes një sërë storiesh të publikuara në llogarinë e tij të Instagramit, Urimi ka thënë se java e parë e eliminimeve ka qenë një rrezik për shumicën e banorëve.
Kjo për shkak të kohës së shkurtër brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndërsa ka shtuar se ishte i vetmi që e kishte të fejuarën aty dhe që të dy vinin nga diaspora.
“Javë e parë e eliminimit ka qenë për 80% të banorëve rrezik për me dal, se askush nuk ka mujt në at kohë të shkurt me tregu veten, dhe vetëm për këtë gjë më ka ardhur keq pse kemi dal. Kemi desht hala ma shumë me tregu nga vetja, po tani pas 70 ditëve qëndrimi ka banorë që hala janë si në pushime, ose mendojnë që fitohet Big Brother me arrogancë”, ka shkruar Urimi në një storie në Instagram.
“Një çift në moshë të re që së pari ka pasur guximin me hi në Big Brother, jemi rritë dhe jemi lind në diasporë dhe na duhet më shumë kohë për tu ambientuar. Nuk kemi dashur te askush të tregojmë një situatë për ta bërë dikë tjetër të ndihet keq. Aty nuk e ka pasur kurrkush të fejuarën e vet brenda”, ka shtuar ai.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.