×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Berisha: AAK e gatshme për rikthimin e qeverisjes në Pejë

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Kryetari i degës së AAK-së në Pejës, Deputeti Ali Berisha sot ka zhvilluar takim me nëndegët e subjektit.

    Është bërë e ditur se me takimin e sotëm edhe është shpallur i hapur fillimi i procesit të propozimeve të kandidaturave për Kryetar komunës së Pejës.

    Dega e AAK-së në Pejë, është dega themeluese e AAK-së në nivel vendi ndërsaqë kjo e rrit edhe përgjegjësinë e logjikës së përzgjedhjes kualitative të kandidaturtës. Krahas kësaj ky subjekt ka qeverisur me Pejën, në mandatin 1999 – 2000 me Kryetar Ethem Çekun dhe në mandatet 2008-2013 me Kryetar Ali Berishen.

    “Peja, duhet të rikthehet në trende normale të zhvillimit. AAK dega në Pejë po pergatitet për rikthim.

    Sot, në takim me Kryetarë të Nëndegëve. Diskutim i rëndesishëm, duke respektuar normat demokratike e statutare për fillimin e procesit të propozimeve të kandidaturave për Kryetar të Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë. Aleanca, e ka momentin! Aleanca, po mobilizohet! Aleanca, po rikthehet!”-ka thënë Ali Berisha pas takimit të sotëm.
    Ndërsa për takimin dhe fillimin e propozimit të kandidaturave nëpërmjet një komunikate ka njoftuar edhe vet dega e AAK-së në këtë komunë.
    “AAK e gatshme për rrikthimin e qeverisjes në dobi të qytetarëve në Komunën e Pejës
    Me qëllim të diskutimit të gjendjes jo të mirë në Komunën e Pejës, si pasojë qeverisjes së keqe dhe të korruptuar
    aktuale në komunë, Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, si dhe sjelljen e një alternative për qytetarët, Dr.Ali Berisha ka takuar kryetarët e nëndegëve, të cilët janë shprehur të gatshëm për mobilizim.
    “Peja, duhet të rikthehet në trende normale të zhvillimit. AAK dega në Pejë po pergatitet për rikthim.”-u tha në këtë takim.
    Diskutim i rëndesishëm ishte edhe e procesit të propozimeve të kandidaturave për Kryetar të Pejës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë.”-thuhet në njoftimin e degës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatin Reçak me rastin e 26 vjetorit të masakrës nga forcat serbe. Osmani ka thënë se...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se Reçaku është fshat i vogël me histori të...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.