Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Albin Kurtin pasi ky i fundit morri drejtimin e Qeverisë së Kosovës për të dytën herë.
“I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i dashur Albin, me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme”.
“Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Ahmeti më tej thekson se Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira.
“Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian.Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë”.
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/3788773704492469