×
  • Sport
  • Sport

    Ali Ahmeti në siklet kur pyetet për ndeshjen e sotme, thotë se Kosova do të kthehet e gëzuar

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7, ka folur rreth ndeshjes së sotme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Express

    Ahmeti ka deklaruar se ndeshjen e sotme do ta presë i gëzuar.

    “Është një moment tejet i rëndësishëm dhe mezi pres të luhet ndeshja. Gjërat i shoh paksa në një dimension tjetër, sesa ne si shqiptarë kemi arritur në këto 20 vitet e fundit”

    “Nëse do t’i kishe thënë dikujt para 20 vitesh se Kosova do të ketë kombëtare dhe se Maqedonia e Veriut do të jetë mbi 50 për qind me shqiptarë, as edhe optimistët më të mëdhenj nuk do ta kishin besuar një gjë të tillë. Por, gjërat kanë shkuar për së mbari dhe sigurisht se kemi investuar për liri kombëtare”, ka thënë Ahmeti në T7.

    Tutje ai ka deklaruar se Kosovën e ka atdhe të dytë dhe se më shumë ka jetuar në Kosovë se në Maqedoninë e Veriut.

    “Sigurisht që unë Kosovën e kam pjesë të ndjeshme, e kam atdhe të dytë. Më shumë kam jetuar në Kosovë, rininë e kam kaluar në Kosovë dhe pjesën më të mirë të jetës”, tha Ahmeti.

    “E njoh pëllëmbë për pëllëmbë Kosovën. Por sigurisht, jam i lidhur me këtë vend këtu, sepse edhe këtu kam investuar e kontribuuar për të ndryshuar statusin politik e juridik të shqiptarëve”, tha ai.

    “Kosova mbetet pikë emocionale dhe do të vazhdojë të mbetet edhe për një kohë të gjatë”

    “Në demokraci kur votohet, është kartoni i gjelbër edhe i kuq për po ose jo. A do të më lejoni sot të ngrejë kartonin e portokalltë e të përmbahem. Rezultati, besoj se do kemi respekt për mysafirët. Gjithmonë mysafirët duhet të përcillen të gëzuar”, ka deklaruar Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Sport01 Qershor 2025
    Lionel Messi ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit amerikan MLS. Inter Miami ka marrë fitore të thellë 5-1...
    Sport01 Qershor 2025
    Luis Enrique është një nga fituesit më të mëdhenj të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas triumfit historik të PSG-së. Ky...
    Sport31 Maj 2025
      Në një postim të fundit, Remzi Ejupi, ish-president i FC Prishtinës dhe një figurë e njohur në futbollin kosovar, ka ngritur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati...
    Lajme01 Qershor 2025
    Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren –...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Si pasojë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë obligim. Drejtori...
    Lajme01 Qershor 2025
    Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të qartë qytetarëve të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, po shkakton pasoja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.