×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti në Shqipëri takon presidentin Begaj: Gjërat s’po ecin në drejtimin e duhur as në Maqedoni të Veriut e as në rajon

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku edhe është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Ahmeti ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për shqetësimet rreth zhvillimeve aktuale si në Maqedoni të Veriut poashtu edhe në rajon.

    Sipas Ahmetit, gjërat s’janë duke ecur në drejtimin e duhur.

    Ndamë shqetësimin e përbashkët se zhvillimet aktuale, si në vend ashtu edhe në rajon, nuk po ecin në drejtimin e duhur. Megjithatë, besoj dhe konfirmova bashkë me Presidentin Begaj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitetet e nevojshme për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet. Ajo që mungon nuk është aftësia, por vullneti – vullnet që duhet të jetë i ndërsjellë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se në radhë të parë, duhet të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe të mbrohen arritjet e frymës së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

    “Po ashtu, duhet të respektohen edhe marrëveshjet e tjera të rëndësishme si ajo e Prespës dhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë, që hapin rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane”, ka shtuar tutje Ali Ahmeti.

    “Ramë dakord se e ardhmja e rajonit është në stabilitetin e qëndrueshëm dhe integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Paqja nuk mund të jetë funksionale në mënyrë parciale – duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha vendet dhe popujt e Ballkanit Perëndimor në frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit”, shprehet ai

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e...
    Lajme12 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Siç shkruan...
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me një koment ironik lidhur me lajmin për dy njohjet e reja të Kenisë...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.