Alfa Romeo Giulia do të ofrohet edhe në të ardhmen, por pasardhësi i saj do të ketë një motor elektrik.
Këtë e la të kuptohet për mediat edhe shefi i Alfa-s, Jean-Philippe Imparato, i cili përmes një deklarate njoftoi se si pjesë e planeve për elektrifikimin e plotë të markës, SUV-i i parë elektrik Alfa Romeo do të mbërrijë në treg në vitin 2024.
Edhe pse kompania është e fokusuar në modelet elektrike SUV, ka ende vend në gamë për një sedan plotësisht elektrik siç është Giulia elektrike.
Giulia elektrike do të përdorë platformën e madhe STLA të Stellantis (do të jetë e disponueshme me bateri nga 101 në 118 kWh dhe një distancë deri në 800 km), ndërsa versioni më i fuqishëm i Giulia Quadrifoglio ka shumë të ngjarë të marrë dy motorë elektrikë dhe tërheqje me të gjitha rrotat./FrontOnline/