×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleksandër Moisiu `rikthehet` sërish në Morcotën Ticiniane

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër Aleksandër Moisiu.

    Moisiu, një nga figurat më të shquara të teatrit shqiptar dhe atij evropian, do të ketë një bust dhe një shesh me emrin e tij në qytetin Morcotos të Zvicrës.

    Kjo iniciativë e Akademisë për film dhe teatër IFTP në Zvicër është miratuar nga kryetari i komunës së Morcotos, Giacomo Caratti bën të ditur drejtuesi i IFTP-së, regjisori dhe aktori Adem Kicaj. Stafi i IFTP-së, Kicaj, Dashnim Hebibi, Musa Sylajmani dhe Remzi Durmishi kanë vizituar komunën e Morcotos, duke vlerësuar se ky projekt artistik do të jetë historik për të gjithë shqiptarët, pasi që në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër Aleksandër Moisiu.

    Moisiu lindi në qytetin e Durrësit. Babai i tij ishte me origjinë nga Kavaja, kurse nëna ishte arbëreshe.

    Fëmijërinë e tij ai e kaloi në Durrës dhe në Trieste. Në moshën 20-vjeçare, ai me nënën e tij dhe dy motrat shkuan në Vjenë. Aty njihet me aktorin austriak Josef Kainz, me ndihmën e të cilit u njoh si një aktor i madh i fillimit të  shek. XX. Më vonë shkoi në Pragë e më pas në Berlin.

    Me gjithë popullaritetin që kishte në botë, ai nuk e harroi kurrë vendin e tij dhe me kërkesën e tij më 1934 autoritetet shqiptare i japin pasaportën shqiptare.

    Aleksandër Moisiu vdiq në mars 1935 në Zvicër.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së kanë folur për media pasi e lëshuan mbledhjen ku po raportonte...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Është raportuar për djegien e serverëve të administratës në komunën e Podujevës. Ky shqetësim u ngrit nga aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë të mërkurën se Serbia i ka shkelur detyrimet e saj nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar një...
    Lajme30 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike kishte ndodhur më 16 prill në Pejë, ku Edmond Lajqi dyshohet se e kishte vrarë gruan e tij Gjyljeta...
    Lajme30 Tetor 2024
    Dy gra janë sulmuar sot nga sorrat në qendër të Prishtinës. Një video e publikuar në llogarinë e “Vrojtuesit e lagjes –...
    Lajme30 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën e 30-vjetorit të Vitit Ndërkombëtar të Familjes, që po mbahet në Doha...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në komunën e Podujevës, po dyshohet se janë djegur serverët e administratës. Por, kjo u mohua kategorikisht nga pushteti lokal atje, përmes...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Disa trupa janë gjetur pasi pjesë të Spanjës jugore dhe lindore u goditën nga përmbytje të forta të martën, me disa vende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.