Aktori Alec Baldwin u rikthye dje në xhirime pas një aksidenti që ndodhi në xhirimet e filmit vitin e kaluar dhe ai ndau një video në Instagram në të cilën tregonte se si po kalon tani.
“Dita e parë është gjithmonë e vështirë. Unë nuk punoj aq shumë sa kam punuar. Shkoj në punë dhe harroj se çfarë duhet të bëj. Është e çuditshme për mua të kthehem në punë. Nuk kam punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar kur më ndodhi ajo gjë e tmerrshme në xhirime. Ka ndërruar jetë kameramanja Halyne Hutchins”, ka thënë aktori në video i cili aktualisht është duke xhiruar filmin “97 Minutes”.
“Është ende e vështirë për mua të them. Por u ktheva në punë, ishte interesante. Ekipi është shumë i vlefshëm, ata janë në këmbë gjatë gjithë ditës”, tha Baldwin dhe shtoi se për të është shumë ndryshe të punojë me një ekip më të ri dhe me një buxhet të kufizuar.
Në një intervistë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Aleku tha se nuk do të mund të xhironte më role me armë dhe se nuk i interesonte aspak nëse nuk do të aktronte më pas ngjarjes fatale.
Aktori qëlloi nga një pistoletë që supozohej të ishte një rekuizitës tre muaj më parë në xhirimet e serialit Western “Rust”, dhe aksidentalisht vrau drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza (48). Celulari i Baldwin-it u konfiskua si një nga provat kryesore dhe ky aksident i çuditshëm dhe i trishtuar është ende nën hetim./FrontOnline/