×
  • Lajme
  • Lajme

    “Aleanca jonë ka rëndësi të veçantë edhe marrëdhëniet tona të trajtohen me kujdes”- Bajrami kërkon largimin e menjëhershëm të taksës ndaj SHBA’së

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që ta largojë taksen, ndaj produkteve të SHBA-së.

    Bajrami në një prononcim për Periskopin ka thënë se nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë, prandaj edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes.

    Tregtia e lirë sjell shumë përfitime për ekonominë dhe konsumatorët, duke përfshirë konkurrencën më të madhe, çmime më të ulëta, më shumë zgjedhje, inovacion dhe përmirësim të mirëqenies në përgjithësi. Mbi të gjitha ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se aleanca jonë me SHBA-të është me rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, edhe marrëdhëniet tona ekonomike duhet të trajtohen me kujdes”, ka thënë Bajrami.

    Bajrami tha se Qeveria do të ishte në pozitë më të favorshme për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë.

    “Kosova duhet menjëherë ta largojë taksën doganore prej 10% për produktet e importuara nga SHBA-të. Kjo, natyrisht, do të kishte një ndikim minimal në të hyrat e buxhetit, por në anën tjetër do të ulte çmimin e produkteve amerikane për konsumatorët tanë. Në të njëjtën kohë, qeveria do të ishte në një pozitë më të favorshme për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-të.”, ka thënë ajo për Periskopin.

    Kosovës i është vënë tarifë prej 10%, ndërsa pak minuta më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njoftoi se i ka bërë kërkesë zyrtare qeverisë në detyrë që të heq tarifat në import për produktet amerikane.

    Ndryshe kjo deklaratë e Osmanit ka nxitur reagime të shumta si dhe ka shkakturar përplasje mes Presidencës dhe Qeverise në detyrë mbrëmë.

    Për kërkesën publike të Osmanit ndaj Qeverisë reagoi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili u shpreh i pakënaqur që ajo e vendosi në publik këtë komunikim dhe u ankua se kërkesa i shkoi Qeverisë jashtë orarit të punës dhe në vetëm pak minuta ajo u publikua në X.

    Në këtë reagim, Murati tha se Qeveria ka qenë duke e shqyrtuar mundësinë për tregti të lirë me SHBA-në.

    Kërkesë të njëjtë ka bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës si dhe opozita në Kosovë.

    Sipas kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tarifa prej 10 për qind e vendosur nga SHBA-ja mund të ketë ndikim si në të ardhurat e bizneseve, ashtu edhe në uljen e numrit të punëtorëve.

    “Patjetër që do të ketë ndikim, sidomos në periudhë afatshkurtër. Duhet pasur parasysh se disa mallra të eksportuara nga Kosova në SHBA kanë pasur çmime më të ulëta, gjë që u ka dhënë një përparësi konkurruese prodhuesve kosovarë”, thotë Zeka

    Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shtrenjtimi i produkteve që Kosova eksporton – për shkak të taksës së SHBA-së – mund të bëjë që të bjerë edhe kërkesa për to, rrjedhimisht edhe prodhimi.

    “Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës, nuk është e lehtë të riorientohesh menjëherë në një treg të ri”, u shpreh Rafuna në një intervistë.

    Për të zbutur efektin e tarifës mbi prodhuesit eksportues, organizatat ekonomike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë bizneset e prekura nga ky vendim.

    Kujtojmë se Presidenti Trump, të mërkurën njoftoi se ka vënë tarifa doganore për të gjitha shtetet, të cilat kanë në funksion tarifa ndaj importeve të ShBA-së.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë....
    Lajme12 Prill 2025
    Njohësi i ekonomisë, Artan Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% nga ZRrE, duke...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, për FrontOnline ka folur vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për...
    Të tjera
    Vip12 Prill 2025
    Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, Kelly, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili komentoi disa nga...
    Opinione12 Prill 2025
    Nëse ShBA-ja arrin të bindë pjesën tjetër të botës që të mbyllë tregjet për Kinën, kjo mund të jetë rënia e Xi...
    Lifestyle12 Prill 2025
    Kur tumoret e trurit janë shumë të vogla, disa njerëz mund të mos përjetojnë asnjë simptomë sepse ato janë aq minimale sa...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit...
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.