×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiut i bie numri i votave, i siguron vetëm 54, çfarë po i ndodh VV’së?

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

    Në votimin e zhvilluar, 54 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të

     

    Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00.

    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.

    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme.

    Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.

    Faton Peci nga Partia Guxo – që në zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – tha para nisjes së seancës të martën, se propozimi për kryeparlamentare mbetet i njëjtë edhe në vazhdim të seancës.

    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë se kjo tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.

    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media. Fotografi nga arkivi.

    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

    Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.

    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.

    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.

    LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.

    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.

    AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme25 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për t’u futur në Kuvend. Ai përdori hyrjen kah parkingu për...
    Lajme25 Maj 2025
    Ka dështuar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo e reja sipas kryesuesit të seancës, Avni Deharit, do të mbahet...
    Lajme25 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova po vazhdon të mbahet peng për shkak të kryeneçësisë së deputetit Albin Kurti...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2025
    Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë...
    Lajme25 Maj 2025
    Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe....
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik në punë në Ulqin. Kështu thuhet në një postim...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Carrie dhe Boris Johnson janë bërë prindër për herë të katërt. Atyre u erdhi në jetë një vajzë. Poppy Eliza Josephine Johnson...
    Lajme25 Maj 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, për FrontOnline ka deklaruar se veprimet dhe vendimet e Qeverisë në detyrë janë të...
    Lajme25 Maj 2025
    Është arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.