×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu me pagë vjetore prej mbi 22 mijë euro, mbi 1400 euro para të gatshme, veturë prej 9700 euro, dhe rreth 1 mijë euro shtesa

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë publike deklaratën e saj të pasurisë, duke zbuluar pasuritë dhe të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit të saj, Alban Krasniqi raporton FrontOnline.

    Sipas deklaratës së pasurisë, Haxhiu ka në dispozicion 1,600.00 euro para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, ka 1,490.00 euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare.

    Po ashtu, Haxhiu ka deklaruar se ka 36,000.00 euro kredi të marra nga institucionet financiare. Ajo ka të ardhura vjetore si ministre të Drejtësisë në vlerë prej 22,540.00 euro, dhe ka përfituar 760.00 euro nga meditjet dhe 960.00 euro si shtesa për pozitat e saj zyrtare.

    Bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi, ka të ardhura vjetore në vlerë prej 18,039.00 euro, si dhe ka fituar 2,304.00 euro nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    Sa i përket pasurive të paluajtshme, Haxhiu ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka një banesë në vlerë prej 60,000.00 euro, një tokë prej 6 ari, me vlerë 15,000.00 euro, dhe një veturë të përbashkët të tipit Seat, në vlerë prej 9,700.00 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët dhe ekspertët e sektorit, ZRrE ka hyrë në fuqi me vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike....
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq. Kjo vulë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë. Testimi i cili u organizua gjatë muajit maj, u zhvillua në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në mbarë Francën pas festimeve të tifozëve të Paris Saint-Germain (PSG), pas fitores...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar një mashkull kosovar në pikën kufitare Glloboqicë, të cilit gjatë kontrollit në veturën e tij iu gjet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot, më 1 Qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila festohet me dashuri dhe përkushtim në mbarë botën. Me këtë rast,...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Vasje për gjakmarrje në Lezhë. Pjetër Kaza u ekzekutua në Tale të Lezhës. Mësohet se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës...
    Lajme01 Qershor 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e QKMF’së në Skenderaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 30 maji. Lajmin për Klankosova.tv e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.