Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së, Madeline Albright, ka thënë se Kosova është një test për demokracinë, por se me angazhimin më të madh të miqve në Kongresin e SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan mund të ndihmohet në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë.
Madeliene Albright ka folur në një tryezë online ku po diskutohet për të ardhmen e Kosovës, tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel. Albright ka qenë kritike ndaj administratës Trump për çasjen ndaj problemit.
“Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATOs-s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh. Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, ka thënë ajo në fjalimin hapës.