Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë dy javë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, biznesmeni Valon Vataj, kurorëzuan dashurinë me martesë në një nga restorantet në Prishtinë.
Çifti, të cilët bënë publike lidhjen në fillim të këtij viti, kanë qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë.
Artistja nga Peja së fundmi ka qenë e ftuar në Prive, ku ka folur më shumë për romancën me Vatajn dhe fillimet e tyre.
“Nëse flasim realisht sikur unë sikur Valoni jetën private kemi qejf me e mbajt shumë private. Ata që më përcjellin nëpër rrjete sociale çdo kënaqësi që mundem ta përjetoj çdo të mirë, çdo të keqe nuk është se e ndaj me publikun tim”, u shpreh ajo.
“Në anën tjetër të gjithëve ju intereson pak pjesa private. Deri tani jam munduar ta mbaj për vete, kam qenë shumë mirë. Gjithçka ka nisur prej biznesit tonë që kemi pasur, kemi qenë shumë kolegë, shumë shokë. Edhe janari i vitit 2021 na ka sjell të ajo pikë që të mos shohim asnjë sfidë para neve”, vazhdoi Kelmendi.
E në këtë nuk munguan edhe paragjykimet ndaj njerëzve, teksa shtoi: “Duke e pasur parasysh që lidhja jonë ka nisur prej një lidhjes shumë të sinqertë edhe prej një dashurie shumë të madhe, ndoshta para se të bëhemi me Valonin kemi pasur shumë paragjykime, fjalë kohë pas kohe që flasin për neve edhe në kohën kur nuk kemi pasur asgjë. Kemi qenë të dytë që nuk kemi guxuar të shohim veten më shumë se shokë, por ndoshta shumë kemi gjëra të njëjta. E kemi kuptuar që jemi bërë për njëri-tjetrin”.