Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje direkte në Facebook në shpalosjen e programit qeverisës, pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai, ndër të tjera, në programin politik shëndetësor në rast të udhëheqjes së shtetit nga subjekti politik Vetëvendosje, ka përfshirë vaksinimin e 60% të popullatës, si dhe përmirësim të cilësisë së infrastrukturës shëndetsore.
Vaksinimi i së paku 60 % të popullatës, sigurimi i qëndrueshëm i materialeve mbrojtëse, testeve dhe barnave, kanë qenë elementet e programit politik shëndetësor të VV’së.
“Masat e veprimit do të jenë, vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimi i materialit mbrojtës, barnave e testeve, trajnimi i vazhdueshëm dhe rritja e kapaciteteve. Rritja e kapaciteteve në kujdesin parësor shëndetësor. Do të fillojmë bisedime me vendet e rajonit, me theks të veçantë Shqipërinë, për përballjen e përbashkët me pandeminë COVID-19. Do të përgatitemi e të aplikojmë për anëtarësim në OBSH”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.